Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tj në Pukë/ Ekstradohet Davide Pecorelli, me pranga në duar pritet nga Policia e Burgjeve

Ai u shpall fajtor për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

F.I
Inskenoi vdekjen e tj në Pukë/ Ekstradohet Davide Pecorelli, me pranga
PAMJE NGA EKSTRADIMI

TIRANË- Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli, që u akuzua për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë. Pecorelli u mor në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Biznesmeni italian do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se inskenoi vdekjen e tij,në vitin 2021, në Pukë,ekstradohet nga Italia,shtetasi italian. Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Në vitin 2021, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 4 vite burg italianin Davide Pecorellin, sipërmarrësin nga Tiferno. Ai u shpall fajtor për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg.

Si e inskenoi zhdukjen? 

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në qytetin e Pukës, ku një makinë që ishte marrë me qera prej tij, u gjet e djegur në një zonë të thellë, të pambuluar me kamera sigurie. Brenda makinës u gjetën dhe mbetje skeletore, që fillimisht u dyshua se i përkisnin biznesmenit.

Teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo. Më pas ai tronditi jo pak me historinë që tregoi, duke thënë se për 9 muaj, kur të gjithë e kishin shpallur të zhdukur, ai kishte qenë në kërkim të një thesari. Me itinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varr në varrezat e Pukës.

Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model Skoda i përkisnin një tjetër ADN-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli./ZËRI

Poll

MOS HUMB