TIRANË- Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), vetëm pak kohë pasi u largua nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve.
Tashmë në kryë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Qose do të zëvendësojë Eduart Merkajn. Ky i fundit e mbante këtë post që nga muaji shtator i vitit të kaluar.
Me vendim të qeverisë më 1 prill të këtij vitit, Klevis Qose u largua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Kush është Klevis Qose?
Klevis Qose ka qenë më herët drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve. Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit. Për gati 3 vite, Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë, ku edhe ka udhëhequr disa hetime.
Qose ka përfunduar studime pasuniversitare dhe aktualisht ndjek doktoraturën në Fakultetin e Drejtësisë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në menaxhimin korrektues, lidership dhe sigurinë./ZËRI