TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur sërish edhe sot një sërë ndryshimesh në strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Që prej të mërkurës, mësohet se Hita ka firmosur në total rreth 40 ndryshime në polici.
Në kuadër të ndryshimeve të reja:
Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fierit.
Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen. Ky i fundit është transferuar si shef rendi në Përmet.
Alfred Cenaj emërohet shef i Komisariatit nr.2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit.
Në listën e ndryshime janë përfshirë edhe nivelet drejtuese të krimit:
Dritan Muça ëshë caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.
Islor Islami është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar. Një ditë më parë, Islami dha dorëheqjen nga posti i drejtorut të Policisë së Lezhës.
Edrit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin, pak ditë pasi Hita shkarkoi zinxhirin komandues të komisariatit të Peqinit.
Emërimet:
1. Erion Ahmeti në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier;
2. Andi Banushi në Policinë e Elbasanit;
3. Krenar Guçe shef rendi në Përmet;
4. Alfred Cenaj emërohet shefi i Komisariatit nr.2 në Tiranë;
5. Gerald Toska shef i Komisariatit të Fierit;
6. Dritan Muça zv.drejtor për hetimin e krimit në Vlorë;
7. Dritan Malaj zv.drejtor për hetimin e krimit në Berat;
8. Islor Islami në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar;
9. Erdit Rreçeku emërohet shef i Komisariatit në Peqin.
Këto lëvizje vijnë pas 'furtunës' të një ditë më parë në radhët e Policisë së Shtetit, me ndryshime nga Tirana në Kukës./ZËRI