Aktualitet

Rexhep Ismaili nuk ishte shënjestra?! Detaje: 10 persona hynë në lokal, 66-vjeçari ndërhyri për...Kujt i përket 'Audi' i zi i 'bllokuar'

Por, e gjithë ngjarja ndodhi në lokalin e tij, ku një grup prej të paktën 10 personash kanë shkuar në orën 21:28 për t'u konfliktuar me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

zh.ll
Rexhep Ismaili nuk ishte shënjestra?! Detaje: 10 persona hynë në
rexhep ismaili-vendngjarje

SARANDË- Saranda u trondit mbrëmjen e djeshme, ku 66-vjeçari Rexhep Ismaili u vra me armë zjarri brenda lokalit të tij, ndërsa detaje të tjera vijojnë të dalin lidhur me ngjarjen. Sipas burimeve, dyshohet se Ismaili në fakt, nuk ishte shënjestra e atentatit. 

Siç u raportua edhe më herët, po sipas burimeve, zanafilla e konfliktit që degradoi në përdorimin e armëve, dyshohet se kishte të bënte me çështje pronësie. Një konflikt, që nuk kishte në qendër 66-vjeçarin që mbeti viktimë. Por, e gjithë ngjarja ndodhi në lokalin e tij, ku një grup prej të paktën 10 personash kanë shkuar në orën 21:28 për t'u konfliktuar me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

Por, çfarë ndodhi? Në momentin qe grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit me 66-vjecarin Ismaili dhe 4 persona të tjerë. Aty ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta mes palëve. 

Pasi janë goditur me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbetur një automjet i autorëve. Një automjet tip "Audi" i zi ndodhet brenda shiritit të verdhë që rrethon skinën e krimit, ndërsa ende nuk dihet nëse ai i përket autorit apo viktimës./ZËRI

Poll

MOS HUMB