Aktualitet

Sherri i tij me Viktor Ruçin la të vrarë Rexhep Ismailin, dëshmia e të plagosurit: Pasi u burgosa më nxorri vëllain nga biznesi

Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

F.I
Sherri i tij me Viktor Ruçin la të vrarë Rexhep Ismailin,
Viktor Ruçi dhe Rexhep Ismaili

SARANDË-Kostandin Vogli, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra biznesmeni dhe kryetari i Shoqatës Çamëria mbrëmjen e 7 majit, ka rrëfyer para hetuesve se si nisi sherri i tij me Viktor Ruçin. 

Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se konflikti me 'Tori' Ruçin ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i. Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

Policia ka zbardhur ngjarjen ku, Kostandin Vogli së bashku me Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, për t'u konfliktuar me Viktor Ruçin. Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli./ZËRI

Poll

MOS HUMB