Aktualitet

“Ishte masakruar në pjesët intime”/ Zbardhen detaje nga vrasja e babait nga e bija

Sipas gazetares, në trupin e viktimës kishte edhe shenja dhune edhe në pjesët intime.

k.m.
“Ishte masakruar në pjesët intime”/ Zbardhen detaje nga
Pamje nga banesa në Fier

TIRANË- Një detaj i ri është zbuluar nga ngjarja tronditëse në Fier, ku një vajzë mbyti babanë e saj, Anesti Ramën. Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi në emisionin "People" se nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët.

Por jo vetëm kaq. Sipas gazetares, në trupin e viktimës kishte edhe shenja dhune edhe në pjesët intime.

“Elementë që dalin nga morgu dhe një fqinj i viktimës tregojnë se kufoma është masakruar në pjesët intime dhe kjo është një makabritet që tregon inat të akumuluar. Fqinjët kanë treguar se jetonin të tre, babai, nëna dhe vajza dhe asnjë nuk kishte probleme të shëndetit mendor,”- tha gazetarja.

56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa u shoqërua edhe e ëma pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI

Poll

MOS HUMB