Aktualitet

"Jam me kancer, po pres vetëm të vdes"/ Demokratja shpërthen në lot: S’mund të rrija pa votuar për Berishën (VIDEO)

Procesi i votimit ka vijuar gjatë ditës, me pjesëmarrje të anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë që i janë drejtuar qendrave të votimit.

zh.ll
"Jam me kancer, po pres vetëm të vdes"/ Demokratja
qyetarja e moshuar-votimet ne pd

TIRANË- Sot po zhvillohen zgjedhjet për kreun e Sali Berisha në Partia Demokratike e Shqipërisë, ku aktualisht ai është kandidati i vetëm. Procesi i votimit ka vijuar gjatë ditës, me pjesëmarrje të anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë që i janë drejtuar qendrave të votimit.

Gjatë procesit, një qytetare e moshuar, deklaroi se vuan nga kanceri, e megjithatë, ka zgjedhur të marrë pjesë në votime. Në deklaratën e saj, ajo shprehu shqetësime për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, ndërsa bëri apel qytetarëve që të dalin në votime, në mbështetje të Berishës. 

“Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk ma hiqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes.
Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe në mushkëri, edhe në mëlçi. Amanet!

O popull, o popull! Vini mend në kokë, o popull! Se Shqipëria po mbaron, po mbaron! Shikoni një nënë që qan! Shikoni një nënë që nuk kurohet dot! Shikoni një nënë që vjen me bastun edhe e bën këtë gjënë që s’e kam bërë asnjë çerek ore, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Vini dorën në zemër! Dilni, o dilni! Dilni, mos kini frikë!

E vlerësoj, e vlerësoj, se po mos jetë Berisha, ky popull mbaron. Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ‘90-ës edhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë nëpër komisione kam qenë, po vetëm këtë radhë të fundit nuk isha, se isha në gjendje shumë të rëndë. Edhe kështu, o Zot!”, tha ajo.

Poll

MOS HUMB