Aktualitet

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Rreth 73 për qind e pjesëmarrësve zgjodhën në fletën e votimit Skënderajn për një mandat katër vjeçar në krye të dhomës së avokatisë së Tiranës, e cila prej dy dekadash ëshë drejtuar nga Fatmir Brakaj. 

zh.ll
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë
klodjan skenderaj

TIRANË- Klodjan Skënderaj u zgjodh kryetari i ri i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, me një diferencë të konsiderueshme votash krahsuar me shtatë kandidatët e tjerë, në zgjedhjet që u mbajtën të premten në ambeentet e piramidës në kryeqytet.

Rreth 73 për qind e pjesëmarrësve zgjodhën në fletën e votimit Skënderajn për një mandat katër vjeçar në krye të dhomës së avokatisë së Tiranës, e cila prej dy dekadash ëshë drejtuar nga Fatmir Brakaj. 

Mësohet se Klodjan Skënderaj mori 569 vota nga 774 votues në total, ose 73% të votave, i ndjekur nga kandidati Lulzim Alushaj me 88 vota dhe kandidati Saimir Vishaj me 43 vota. 

Në garë morën pjesë 8 kandidatë: Klodjan Skënderaj, Lulzim Alushi, Saimir Vishaj, Edmond Petraj, Gentjana Qendro, Malvina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.

Kush është Klodjan Skënderaj 

Klodjan Skënderaj është avokat dhe pedagog, një figurë e njohur në fushën e jurisprudencës dhe të drejtës penale.

Avokat Klodian Skënderaj ka përfunduar studimet në Itali, në universitetin e Gjenovës me rezultate maksimale 110/110. Prej rreth 15 vitesh ai ushtron profesionin e avokatit.

Në vitin 2014 ai ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e procedurës penale, ndërsa që prej vitit 2016 mban titullin “Profesor i Asociuar”. Nga viti 2008 është pedagog i lëndës “Procedurë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej vitit 2015 ligjëron edhe lëndën “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”.

Skënderaj është autor i monografisë “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”, një botim i përdorur nga studentët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë. Ai ka qenë gjithashtu ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë viteve 2018-2021 në Programin e Trajnimit Vazhdues, si dhe është angazhuar në projekte të ndryshme ligjore me fokus procedurën penale dhe të drejtën materiale.

Nga shtatori 2020 deri në shtator 2024, ai ka qenë anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Përveç aktivitetit akademik, Skënderaj është autor i dhjetëra punimeve dhe artikujve shkencorë të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në profesionin e avokatit ai ka përfaqësuar edhe çështje të rëndësishme me profil të lartë.

Poll

MOS HUMB