
PEQIN-Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ende nuk dihet aryesja e largimit nga detyra. Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Doka e mori detyrën në dhjetor të vitit 2023. Emërimi i tij erdhi pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes në ambjentet e burgut të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.
Aktualisht nuk është bërë ende e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, ndërsa Ministria e Drejtësisë pritet të bëjë një emërim të ri në ditët në vijim. Por aktualisht, nw vend tw Dokws wshtw vendosur si drejtor i komanduar, Edmond Llabani./ZËRI