Aktualitet

Kalimi i pronave të ushtrisë te privati, merret 3 orë në pyetje nga SPAK ish-shefi i postës sekrete

SPAK duket se ka intensifikuar hetimet për kalimin e pronave të ushtrisë në përdorim tek subjekte private me kontrata qiraje dhe konçesionare PPP (Partneritet Publik Privat).

E.K
Kalimi i pronave të ushtrisë te privati, merret 3 orë në
ndricim hysa

TIRANË- Ish-shefi i Postës Sekrete në Ushtri, nënkolonel Ndriçim Hysa, është paraqitur dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje në lidhje me kalimin e pronave të Forcave të Armatosura te biznese private, përmes koncensioneve dhe PPP-ve. Sipas weblajm, Hysa ka dhënë deklarimet e tij në SPAK pëe rreth 3 orë, ku është pyetur nga hetuesit e BKH-së.

Thirrja e ushtarakut vjen vetëm pak ditë pasi SPAK kreu kontrolle në banesat dhe zyrat e disa prej personave të përfshirë në aferën e tjetërsimit të pronave, përfshirë ish-drejtoreshën e kabinetit të ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, administratorin e “Marina Bay Saranda” dhe biznesmenin Artan Dulaku.

Edhe pse Hysa nuk mban më detyrën e shefit të sekretarisë së Postës Sekrete, ai vijon të jetë një ushtarak i lartë në karrierë pranë Forcave të Armatosura. Ky hetim në SPAK ndiqet nga prokurore Manjola Kajana, ndërkohë që ende nuk janë marrë të pandehur personat e përfshirë.

Hetimi për portin e Limionit në Sarandë nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.


Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB