TIRANË- Ministria e Punëve të Brenshme, Albana Koçiu, prezantoi këtë të premte kretarin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se Qendro do të marrë një detyrë që mbart sfida dhe kërkon përgjegjësi, teksa vlerësoi eskperiencën dhe përkushtimin e tij në institucionet publike. Koçiu nënvizoi se do të jetë detyrë e Qendros për ta ngritur punën e bërë në një nivel tjetër.
“Qendro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen siç duhen. IKMT ka për detyrë të zbatojë dhe monitorojë bazën e re ligjore, e cila tashmë është në fuqi prej mujit tetor të shkuar. Është detyrë e Afrim Qendros dhe skuadrës së tij për ta çuar përpara këtë reformë dhe sigurisht për ta ngritur në një nivel tjetër gjithë punën e mirë që ky Inspektorat ka kryer deri më tani", tha Koçiu.
Ndërkohë, Qendro garantoi angazhim maksimal për forcimin e kapaciteteve të institucionit, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.
"Unë e shoh si vlerësim dhe besim të shtuar detyrën e re të rëndësishme që më është ngarkuar. Mendoj që kontrolli mbi territorin për parandalimin e të gjitha shkeljeve është shumë më i rëndësishëm, sesa prishja e objekteve pa leje. Puna në ekip e këtij institucioni duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe në funksion të ligjit", tha Qendro.
Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Qendro ka pasur një karrierë të gjatë në administratën shtetërore, duke shërbyer më parë si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrë që e la me 22 janar të vitit 2019. Ai do të zëvendësojë Dallendyshe Bicin, e cila prej korrikut 2024 shërben si Kryeinspektore Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). /ZËRI