Aktualitet

Kandidati i PD-së në Dibër denoncon në SPAK kryetarin e bashkisë Peshkopi dhe dy zyrtarë: Janë çyrykë…

Ai po ashtu denoncoi se ushtrohet presion ndaj qytetarëve të Dibrës dhe ndaj administratës.

F.I
Kandidati i PD-së në Dibër denoncon në SPAK kryetarin e
Xhemal Gjunkshi

TIRANË-Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotmë në SPAK. Ai ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, kryetarin e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu, drejtorin e shërbimeve Bedri Kamberi dhe kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja.

Kandidati i PD u shpreh se në kundërshtim më ligjin Bashkia asfalton rrugët, ndërsa bëjnë presion dhe përdorin asetet publike në kohë fushate. Ai po ashtu denoncoi se ushtrohet presion ndaj qytetarëve të Dibrës dhe ndaj administratës.

'Sapo dola nga SPAK, ku denoncova Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorin e Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberin, Kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore. Këta njerëz në shkelje të ligjit, duke shkelur kodin zgjedhor hapën rrugë në fshatin Luzni. Këta njerëz janë çyrykët e vërtetë të Dibrës, që së bashku me Çyryk Ramën, do marrin përgjigje nga dibranët, vetëm pas pak ditësh. 4 me 1 do ia bëjmë rilindjes. I bëj thirrje banorëve të Dibrës, të mos friksohen nga presionet e kriminelëve zgjedhorë. Të denoncojnë kur kërcënohet. Unë zotohem se do jem krah çdo njeriu që denoncon krimet zgjedhore. Shqipëria Madhështore nuk ka kthim. Shqipëria Madhështore do të bëhet,"-u shpreh Gjunkshi.

Poll

MOS HUMB