Aktualitet

Kanosi me armën e shërbimit kushëririn pas një sherri, arrestohet punonjësi i Gardës

Keta u vendos në pranga pas një konflikti për motive të dobëta me kushëririn e tij

F.I
Kanosi me armën e shërbimit kushëririn pas një sherri,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Keta u vendos në pranga pas një konflikti për motive të dobëta me kushëririn e tij, ku e kanosi atë me armën e shërbimit. 

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB