Aktualitet

Vrasësi shqiptar “Babale” në Tik Tok nga qelia: Dua të kthehem, telefonin e siguroj në burgjet në Shqipëri

32-vjeçari i akuzuar për vrasje ankohet për ushqimin e tmershëm në burg, ndërsa shpreh dëshirën për të takuar familjen.

F.I
Vrasësi shqiptar “Babale” në Tik Tok nga qelia: Dua
Eugert Merizaj

BRITANI E MADHE-Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje ka pushtuar faqet e para të Dailymali. Edhe pse në burg, Eugert Merizaj ka siguruar një telefon nga ku hyn live në platformën Tik Tok, një mënyrë kjo për të fituar para dhe për të shprehur kërkesat e tij.

Në videon e tij më të fundit, të postuar këtë muaj, Merizaj pretendon se autoritetet britanike po e pengojnë të transferohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit atje. 32-vjeçari i akuzuar për vrasje ankohet për ushqimin e tmershëm në burg, ndërsa shpreh dëshirën për të takuar familjen. Ai thotë se nuk i ka parë familjarët e tij prej 7-vitesh dhe pretendon se në burgjet e Shqipërisë gjithçka mund të jetë më e lehtë.

“I kam bërë të gjitha aplikimet. Më duket se ne që kemi dënime të përjetshme nuk po lëvizim fare. Ndoshta nuk do të kem telefon atje në një burg shqiptar, por e di që mund ta siguroj. Nuk e kam parë familjen time prej shtatë vitesh. Flas me ta çdo ditë, por nuk i kam takuar fizikisht. Ushqimi në këtë burg është i tmerrshëm. Nuk mund të flasësh shqip këtu – vetëm anglisht. Mendoj… kushedi, ndoshta do të jetë më keq në Shqipëri. Por arsyeja kryesore që dua të kthehem është për të parë familjen time. Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër.”-shprehet ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Përdorimi i telefonit celular brenda burgut është i paligjshëm, por rojet e institucionit duken të paaftë për ta ndalur Merizajn, shkruan Daily Mail, i cili madje ka dalë video live duke luajtur lojëra online për të fituar para.

Një marrëveshje për transferimin e të burgosurve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë hyri në fuqi në maj të vitit 2023. Ajo synon të kursejë paratë e taksapaguesve dhe lejon transferimin e çdo shtetasi shqiptar që vuan një dënim mbi katër vite në burgjet britanike, në mënyrë që të përfundojë pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri. Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes është vonuar dhe një burim nga Shërbimi i Burgjeve të Shqipërisë i tha “Daily Mail” se deri tani vetëm 10 të burgosur shqiptarë janë transferuar.

Kush është Eugert Merizaj

Merizaj ishte pjesë e një grupi që mashtroi trafikantin e kanabisit, Hemawand Ali Hussein, duke e tërhequr në një shtëpi në Hartlepool në vitin 2019, ku më pas u qëllua me armë gjahu.

Ai u kap në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u dënuan për vrasje pa paramendim. Gjatë gjykimit në vitin 2022, gjykatësi Justice Lavender pranoi se Merizaj nuk e kishte qëlluar viktimën dhe nuk ndodhej brenda në shtëpi kur ndodhi vrasja, por ai ishte i përfshirë ngushtë në planifikimin e saj dhe kishte blerë armë, përfshirë edhe një sëpatë.

Përmbajtja e tij në rrjetet sociale sugjeron se Merizaj po shijon një jetë të rehatshme brenda qelisë, thotë Daily Mail me një video të publikuar nga qelia e tij vitin e kaluar, ku shfaqen një televizor, altoparlant, lojëra si dhe një koleksion librash në gjuhën shqipe. Ai gjithashtu është fotografuar në Instagram me atlete të markës Dolce & Gabbana që kushtojnë 550 paund, dhe foto me mbishkrimin në shqip: Më i fortë se kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB