Aktualitet

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj sërish në SPAK, 'kyç' gojën para mediave

Mësohet se Veliaj ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e BKH-së.

F.I
Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj sërish
Arbër Veliaj

TIRANË- Arbër Veliaj, vëllai i kryebashikaut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo është dita e dytë radhazi që Veliaj shkon në SPAK, ku vetëm një ditë më parë qëndroi mbi 5 orë. Mësohet se Veliaj ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e BKH-së. Ai ka qëndruar vetëm 5 minuta, ndërsa pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, nuk ka folur për mediat.

Dje më 21 gusht, vëllai i kryebashkiakut u mor në pyetje nga Prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt. Ndërsa në dalje të ambjenteve preferoi mos komentojë çështjen, duke u shprehur shkurtimisht se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK për vëllain dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për lëvizje financiare që ngrejnë dyshime për përfshirje në raste të pastrimit të parave.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi nje ankimim të vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve. Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues. Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'. Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB