Aktualitet

Kërkoi "pezullimin" e "Diellës" dhe dëmshpërblimin 1 mln euro, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

Në padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

zh.ll
Kërkoi "pezullimin" e "Diellës" dhe
Anila Bisha dhe Diella

TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Gjyqtari Armand Shkurta, i cili shqyrtoi çështjen, u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë.

Në padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. 

ZËRI raportoi më herët se Bisha ka deklaruar se ka pasur një kontratë që parashikonte përdorimin e imazhit vetëm si asistente virtuale për shërbimet në platformën e-Albania, e cila kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025. Aktorja në padinë e ngritur argumenton se shfaqja e avatarit në rolin e “ministres virtuale për Inteligjencën Artificiale” është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje të marrëveshjes kontraktuale. Gjithashtu, aktorja kërkon një dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi.

Një reagim ka ardhur edhe nga qeveria. Përmes drejtoreshës së Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, qeveria bën të ditur se respekton të drejtën e çdo qytetari për t'iu drejtuar drejtësisë, por pretendimet e ngritura në këtë rast, i konsideron si të pabazuara. Sipas Hasës, Shqipëria është një vend i lirë, ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB