
GREQI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke në rrugën Sokratous në qendër të Athinës. Sipas mediave vendase, pak pas orës 16:00, efektivët e Policisë kapën një pako me lëndë plasëse dhe një armë zjarri në një qese blu.
Dy të arrestuarit, një burrë dhe një grua, u dërguan në Drejtorinë e Policisë për t'u marrë në pyetje, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e lëndëve plasëse.

Shqiptari është Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës, ndërsa gruaja që ishte me të në makinë quhet Daniela Luari, 33 vjeç.
Sipas informacioneve të protothema.gr, burri është 39 vjeç dhe ka lindur në vitin 1985. Ai ka një një të kaluar kriminale pasi është dënuar me burg të përjetshëm në vitin 2008 për akuza në lodhje me drogën. Por u lirua në vitin 2015, ndërsa Daniela rezulton e ndaluar vetëm një herë.
Arma që ata posedonin ishte një pistoletë tip "Tokarev", ndërsa makinën çifti e kishte marrë me qira./ ZËRI