Aktualitet

Klodiana Lala për arrestimin e Metës: Nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja

Gjithashtu ajo shtoi se nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij.

M.M
Klodiana Lala për arrestimin e Metës: Nga një celular i
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth arrestimit të Ilir Metës duke e cilësuar si një lajm që nuk ishte i beftë. E ftuar në emisionin ‘Opinion” më Neës24, ajo u shpreh se Meta ka qënë ‘shënjestër’ e SPAK që prej gati 4 vitesh. Gjithashtu, ajo shtoi se nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij. Por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e materialeve që pretendohet se janë gjetur brenda telefonit celular. 

Deklarata e Klodiana Lalës

"Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje. Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës."

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB