
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij avokati, Gjokutaj kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës dhe shtoi se Meta është gati për të sqaruar rrethanat.
Avokati tha se mbi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë rëndojnë 3 akuza: korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim.
“Isha në takim me zotin Meta, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. Ai ka qenë disa herë në SPAK, kjo cështje ka pesë vite. Këto rrethana janë 5 vite në duart e prokurorëve. Dhe ju e kuptoni që arrestimi është politik, është dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmë të mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Ilir Metës, me mashat e tyre kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë, është i gatshëm të përballet me të gjithë proçesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim që ai e ka lexuar spse e ka marrë më përpara. Ai është gati për të sqaruar rrethanat. Vendimin e kam marrë por nuk e kam lexuar. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim,”- tha Gjokutaj.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI