Aktualitet

"Komandante Che Guevara"/ Blushi gjithmonë pranë tij, MOMENTI kur i jep kurajo Ilir Metës në pranga, qëllon mjetin e Policisë

Tedi Blushi dhe Faik Basha kanë përplasur me duar xhamin e furgonit të Policisë, si për t'i dhënë shenjë Metës që janë pranë tij.

k.m.
"Komandante Che Guevara"/ Blushi gjithmonë pranë tij,
Momenti i arrestimit

TIRANË- "Komandante Che Guevara",-kështu e kanë përshëndetur "besnikët" e tij, Ilir Metën teksa dërgohej për në ambientet e paraburgimit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Faik Basha kanë përplasur me duar xhamin e furgonit të Policisë, si për t'i dhënë shenjë Metës që janë pranë tij edhe në këto momente të vështira. 

MOMENTI ME VIDEO:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB