Aktualitet

Afera me tenderat e AKSHI-t! Biznesmeni Gentian Lika në SPAK

Ende nuk ka informacion për thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, apo nëse do t’i komunikohet ndonjë akuzë nga ana e organit të akuzës.

F.I
Afera me tenderat e AKSHI-t! Biznesmeni Gentian Lika në SPAK
Gentian Lika

TIRANË-Biznesmeni Gentian Lika është paraqitur në shoqërinë e avokatit në Prokurorinë e Posaçme. Emri i tij përmendet në dosjen e AKSH-t si një nga përfituesit e tenderëve të këtij institucioni. Ende nuk ka informacion për thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, apo nëse do t’i komunikohet ndonjë akuzë nga ana e organit të akuzës.

SPAK nisi hetimet për abuzime në rreth 12 procedura tenderimi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme.

Lidhur me hetimin ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj. Po ashtu dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. SPAK po ashtu ish-nëndrejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas dosjes hetimore. Megjithatë, ndaj Shimës nuk është caktuar masë sigurie, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB