Aktualitet

VIDEO/ Tërheqje zvarrë nga makina, dalin pamjet e reja të arrestimit të Ilir Metës nga BKH

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, mjeti me të cilin Meta po vinte për në Tiranë është rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të maskuar.

k.m.
VIDEO/ Tërheqje zvarrë nga makina, dalin pamjet e reja të
Momenti i arrestimit të Ilir Metës

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, mjeti me të cilin Meta po vinte për në Tiranë është rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të maskuar. Fillimisht është nxjerrë nga makina shoferi i Metës, i cili edhe ka tentuar që të bëjë rezistencë. Ndërkohë që Meta, i cili ishte ulur në sendiljen e pasme, është tërhequr zvarrë nga makina e tij. Ky i fundit dallohet qartë pasi ka veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër, teksa efektivët e shtrijnë në tokë. Raportimet paraprake janë se Meta ka tentuar që të bëjë rezistencë.

MOMENTI ME VIDEO:

Poll

MOS HUMB