Aktualitet

Komediani me famë botërore Max Amini vjen për herë të parë në Tiranë, vendet 'sold out'! Misteri me shitjen e biletave

Ndërkohë për ata që dëshirojnë të shijojnë spektaklin në rreshtat e parë janë në dispozicion ulëset e kategorisë "Roast Free", e cila kushton 250 euro.

F.I
Komediani me famë botërore Max Amini vjen për herë të
Max Amini

TIRANË-Tirana do të mirëpresë një tjetër personazh të njohur me famë botërore. Bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të komedisë ndërkombëtare stand-up, Max Amini. Komediani do të perfomojë live në kryeqytet më 28 Nëntor 2026 në një shfaqeje e cil do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Komediani me famë botërore Max Amini vjen për herë të

Biletat për eventin mund të rezervohen online në faqen zyrtare maxamini.com, por edhe pse duhet 3 muaj nga shfaqja ato janë shitur në kohë rekord. Në faqen zyrtare thuhet se biletat janë 'sold out' për eventin e 28 nëntorit, ndërsa raportohet se do të ketë një raund të dytë më 29 nëntor, mirëpo kjo nuk është konfirmuar ende nga artisti.

Biletat janë shitur të gjitha vetëm një ditë pasi u njoftua se komediani me famë ndërkombëtare do të vijë në Tiranë, duke ngritur dyshimet për rishitje të paligjshme. 

Komediani me famë botërore Max Amini vjen për herë të

Biletat varjojnë nga 35 euro deri në 195 euro sipas vendeve në sallën e Pallatit të Kongreseve, të cilat janë shënjuar me ngjyra. Ndërkohë për ata që dëshirojnë të shijojnë spektaklin në rreshtat e parë janë në dispozicion ulëset e kategorisë "Roast Free", e cila kushton 250 euro.

Komediani me famë botërore Max Amini vjen për herë të

Poll

MOS HUMB