Aktualitet

Komisioni i dezinformimit në "alarm" nga TikTok: Platformë spiunazhi e grupeve kineze, duhet ndaluar!

Gjithashtu ai u pyet edhe për aplikacioni  TikTok që shumë vende të BE kanë ndaluar, duke pohuar se ajo është platformë spiunazhi e grupeve kineze dhe duhet ndaluar, sidomos në institucionet qeveritare.

M.M
Komisioni i dezinformimit në "alarm" nga TikTok: Platformë
Erjon Brace

TIRNAË- Sot është mbajtur edhe seanca dëgjimore e rradhës në Komisionin e Dezinformimit, e drejtuar nga deputeti socialist Erjon Braçe, ku u diskutua lidhur me rrjetin social "TikTok". Kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, vuri në dukje se dezinformimet në Shqipëri vijnë kryesisht nga Irani. Gjithashtu, ai u pyet edhe për aplikacioni TikTok që shumë vende të BE kanë ndaluar, duke pohuar se ajo është platformë spiunazhi e grupeve kineze dhe duhet ndaluar, sidomos në institucionet qeveritare.

Kryetari i Komisionit Erjon Braçe tha se të kërkohet vëmendje më e shtuar financiare ndaj institucioneve për ndryshimet teknologjike, me qëllim mbrojtjen e tyre nga sulmet kibernetike.

“Përfitojmë nga rasti që jemi para buxhetit të vitit 2025 dhe vëmendja duhet të jetë e shtuar ndaj insitutcioneve për të financuar ndryshimet teknologjike. Standardi i kësaj teknologjie duhet të miratohet nga ju (i drejtohet kreut të AKSK) si institucioni që merret me sigurinë kibernetike dhe miratimin e një liste të vendeve ku duhet dhe ku nuk duhet të adresohemi për të marrë tekonologji për mbrojtjen e sistemeve tona. Jo vetëm për sektorin publik, por edhe për atë privat. Ne duhet të udhëheqim edhe sektorin privat në origjinën e tekonologjisë që duan të adoptojnë brenda sistemeve të tyre. Veçanërisht në sektorët strategjikë dhe të sigurisë kombëtare”, tha Braçe.

Tafa përmendi edhe se 20 sulme kibernetike kanë ndodhur vetëm këtë vit, nga të cilat 2 s'i kanë ndaluar dot.

“Kryesisht dezinformimin e marrim nga Irani, por dhe nga grupe të lidhura me Rusinë dhe gjithmonë ndodh sa herë ka trazira në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në veri të Kosovës, që shoqërohet me një propagandë apo dhe me sulme kibernetike nga grupe ruse.

AKSK ka një qasje proaktive në fazat e saj dhe një iniciativë të re, që është struktura ndërinstitucionale për inteligjencën kibernetike. Ne kemi si qëllim që të gjitha informacionet që publikohen qoftë në mediat e vendit tonë apo në mediat e huaja, që parashikohen rrezik për sigurinë kombëtare të vendit, të analizohen nga kjo strukturë, që është një grup ndërinstitucional.

Këtë duam ta vendosim në ligj, që nga një strukturë e përkohshëm ta kthejmë në një strukturë të përhershme që do të analizojë të gjitha këto lajme që afektojnë drejtpërdrejtë apo indirekt Shqipërinë. Duke parë këtë informacione të kuptojë sa është rreziku që i kanoset Shqipërisë”, tha ai.

Pas tij rrdhën e mori drejtuesi për Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF), ish-deputeti Ervin Koçi.

Ai theksoi se në Shqipëri ka pasur tentativa apo sulme me objektiv institucionet financiare, apo burime financimi me qëllim dezinformimin.

“Burimet e financimit që përdoren për dezinformim janë një nga sfidat në aktivitetin tonë për rritjen e efikasitetit parandalues që kërkon angazhim dhe parandalim nga të gjitha institucionet. Vitet e fundit, në shumë vende partnere kemi parë tendencë në rritje, ku subjektet e huaja duke përfshirë edhe aktorë shtetërorë apo jo shtetërorë, angazhohen në mënyrë aktive në destabilizimin e sistemeve financiare. Metodat e tyre janë të ndryshme, duke përfshirë manipulimin e tregut financiar, flukset e paligjshme financiare, sulmet kibernetike nga institucioneve financiare dhe përhapjen e dezinformatave, që synojnë minimin e besimit në ekonomi”, tha Koçi.

Ky Komision shqyrton dezinformimin e medias, financimin e huaj dhe ndikimet e dëmshme ekonomike, duke garantuar respektimin e transparencës ligjore në praktikat demokratike, në veçanti në financimin elektoral.

Komision gjithashtu ka për detyrë të sugjerojë strategji për të rritur përgjegjësinë e platformës dhe qartësinë e përmbajtjes, si dhe të luftojë aktiviteteve të rreme online, duke mbrojtur fjalën e lirë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB