
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të transferohet mbrëmjen e sotme në burgun e sigurisë së lartë “313”. Transferimi do të bëhet këtë mbrëmje, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën.
Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.Ndaj Pirro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
Poll