TIRANË- Një grup të burgosurish të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, janë liruar nga burgu. Bëhet fjala për të burgosur, shtetas shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë. Lirimi i tyre u u bë me dije nga një media çeke, e cila njofton edhe lirimin e Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për ta liruar.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 (sipas kohës së Pragës), ai u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda. Ne kemi dërguar një avion që tashmë ndodhet në ajër, ndaj falënderoj gjithashtu ministrin e Mbrojtjes, Jaromír Zůna, i cili gjithashtu qëndroi zgjuar gjithë natën me ne për ta organizuar këtë, dhe tani do t’i sjellim në shtëpi të gjithë të burgosurit e liruar.”, shkruan media.
Kryeministri Andrej Babiš, i ANO, dhe ministri i Jashtëm Petr Macinka, i Automovilistas, njoftuan gjithashtu lajmin, të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp.
"Pas disa javësh negociatash intensive, ne kemi arritur lirimin e Jan Darmovzal nga burgu në Venezuelë. Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 të mëngjesit (me orën e Pragës), ai u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda. Ne kemi dërguar një avion që tashmë është në ajër, kështu që falënderoj edhe ministrin e Mbrojtjes, Jaromír Zuna, i cili gjithashtu kaloi natën me ne për ta organizuar atë dhe tani do t'i marrim në shtëpi të gjithë të burgosurit e liruar", njoftoi Petr Macinka të premten në mëngjes.
Autoritetet venezueliane e arrestuan Darmovzalin në shtator të vitit 2024, duke pretenduar se ai planifikonte të merrte pjesë në një komplot për të vrarë Maduron dhe për të rrëzuar qeverinë. Sipas diplomacisë çeke, këto pretendime ishin të pabazuara. Edhe OJQ-ja Foro Penal theksoi se ndalimi i shtetasit çek kishte motive politike.
“Nga 25 dhjetori deri më 1 janar kemi konfirmuar lirimin e 117 të burgosurve politikë dhe, që nga 8 janari, edhe 84 të tjerë, për një total prej 201 të liruarish,” shtoi Foro Penal, duke bërë të ditur se rreth 800 persona vazhdojnë të mbahen pas hekurave në Venezuelë për shkak të bindjeve të tyre politike.
Ndërkohë, nuk dihet ende numri i shqiptarëve të arrestuar në Venezuelë, tashmë të liruar nga burgu. Por, menjëherë pas lajmit, ambasada shqiptare në Brazil ka bërë me dije se njëri prej të burgosurve shqiptarë është shtetasi me iniciale Jozef Ndoci. Bëhet me dije se ky shtetas tashmë ndodhet pranë “Kryqit të Kuq” në Venezuelë, në pritje të autorizimit për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Ndërkohë, ambasada shqiptare bën me dije se është në kontakt edhe me të afërmit e qytetarit shqiptar të liruar, të cilët kanë komunikuar në rrugë telefonike me familjarin e tyre pas lirimit të tij./ZËRI