
TIRANË- Konflikt me sende të forta mes disa personave në Tiranë, dërgohen në spital 3 prej tyre. ZËRI ka mësuar se në spital janë dërguar Fredi Cecaj, Gentian dhe Serian Zogu. Ndërsa 2 të tjerë, Shemsi dhe Klemend Hoxha janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit dhe po merren në pyetje për ngjarjen. Deri më tani është mësuar se sherri ka ndodhur në rrugën "Thoma Koxhaj", pas një konflikti për pronat.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me sherrin...
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën "Thoma Koxhaj", janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
vijon...