Aktualitet

U plagos me armën e shërbimit, efektivi prej 3 ditësh te Trauma! Autori: S'mbaj mend, isha nën efektin e drogës

Efektivi Toska mbeti i plagosur me armën e tij të shërbimit, ndërsa autori i dyshuar, Zamir Skënderi, 45-vjeç, dyshohet se e qëlloi atë brenda automjetit të policisë.

zh.ll
U plagos me armën e shërbimit, efektivi prej 3 ditësh te Trauma!
arsen toska-Zamir Skënderi

KUÇOVË- Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e efektivit të policisë, 20-vjeçari Arsen Toska, ngjarje e ndodhur mbrëmjn e 18 majit. 

U plagos me armën e shërbimit, efektivi prej 3 ditësh te Trauma!
arsen toska

Efektivi Toska mbeti i plagosur me armën e tij të shërbimit, ndërsa autori i dyshuar, Zamir Skënderi, 45-vjeç, dyshohet se e qëlloi atë brenda automjetit të policisë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kutalli, në Dimal, gjatë transportimit të të arrestuarit nga Fieri.

Efektivi 20-vjeçar prej 3 ditësh ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime serioze dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori është marrë disa herë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk kujton asgjë nga ngjarja, pasi pretendon se ishte nën efektin e lëndëve narkotike: “Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ka ndodhur pasi kam qenë nën efektin e lëndëve narkotike”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, 18 maj, në zonën e Kutallisë, në Dimal. Sipas hetimeve paraprake, 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili po shoqërohej nga Fieri drejt Komisariatit të Kuçovës, i ka marrë armën e shërbimit efektivit dhe e ka qëlluar brenda automjetit të policisë.

Pas plagosjes, autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u neutralizua dhe u arrestua nga dy policët e tjerë që ndodheshin në mjet.

Polici i plagosur është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB