Aktualitet

Kontrolle në burgun e Durrësit! Pjesë e grupit të 6 ton kokainë, Klevis Hoxhosmani i gjendet 'iphone' në qeli

Klevisi dhe vëllai i tij Artur Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall "i penduar" dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës. 

F.I
Kontrolle në burgun e Durrësit! Pjesë e grupit të 6 ton
Klevis Hoxhosmani dhe telefoni

DURRËS-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambjentet e burgut të Durrësit, nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). 

Gjatë kontrolleve në godinën B është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar. Burime për ZËRI bëjnë me dije se telefoni i përket Klevis Hoxhosmanit, pjesë e një grupi kriminal që trafikoi mbi 6 tonë drogë me vlerë rreth 411 milionë euro, nga Amerika Latine drejt Europës.

Kontrolle në burgun e Durrësit! Pjesë e grupit të 6 ton

Klevisi dhe vëllai i tij Artur Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall "i penduar" dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. 

NJOFTIMI:

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Durrës

Në vijim të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara të ushtruara nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në ambientet e IEVP Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.

Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit./ZËRI

Poll

MOS HUMB