DURRËS-Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të Fabion Kuçit njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok, ngjarje e ndodhur në dhjetor të viti 2025. Ndaj Florian Brahaj rëndon akuza "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë.
Ngjarja ndodhi më datë 15 dhjetor, ku Brahaj së bashku me dy persona të tjerë shkuan afër lokalit ku qëndronte "Gucci" dhe kanë qëlluar drejt tij. Si pasojë e të shtënave, Kuçi u dëmtua lehtë. Një procedim penal nisi edhe edhe për pronarin e një prej automjeteve me të cilët lëvizën autorët, ndërsa në banesën e tij u gjetën disa fishekë luftarak.
Vetë Fabion Kuçi ka deklaruar para autoriteteve se autori i plagosjes është një tjetër personazh i rrjeteve sociale, emri i të cilit ende nuk është publikuar, por mësohet se është shpallur në kërkim. Sipas tij, gjithçka ka nisur nga sharjet në TikTok.
Njoftimi i policisë:
i rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.
Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

