Aktualitet

Kremtohet Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë falen në “Sheshin Skënderbej”

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” për të falur Namazin.

I.F
Kremtohet Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë falen në
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në botë festojnë sot Fitër Bajramin, pasi kanë përmbyllur muajin e Ramazanit. Në Tiranë edhe këtë vit, falja u krye në sheshin Skënderbej, ku është vënë re një pjesëmarrje mjaft e madhe e qytetarëve.

Mijëra qytetarë e kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:45 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore. Ceremonia nisi me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi besimtarët duke u lutur që “Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin”.

Kremtohet Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë falen në
Pamje nga ceremonia

Ceremonia u mbyll me lutje të përbashkët ku besimtarët e shumtë kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin mesazhin e paqes dhe begatisë në cdo familje.

“Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha ai.

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit. Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit./ZËRI

Poll

MOS HUMB