Aktualitet

Kreu 3 vjedhje duke kërcënuar me thikë shitëset e dyqaneve, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Personi i arrestuar kërcënonte me thikë punonjësit e dyqaneve ku kryente grabitjet

E.K
Kreu 3 vjedhje duke kërcënuar me thikë shitëset e dyqaneve,
momenti i grabitjes ne njerin prej dyqaneve

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pas grabitjes së 3 dyqaneve, me të njëjtën metodë… duke kërcënuar me thikë shitëset e tyre. Dy prej grabitjeve janë kryer në dyqanet e një kompanie celulare, ndërkohë që Policia ka sekuestruar shumën e parave të vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e të arrestuarit.


NJOFTIMI I POLICISË  

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB