TIRANË-Kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nuk dihen asryet e pranisë së tij në SPAK, nëse kreu i AKSHI-t është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, dëshmitarit apo në një status tjetër procedural.
Tafa mori drejtimin e AKSHI-t vetëm pak kohë më parë, pas ndryshimeve në krye të institucionit, ku Mirlinda Karçanaj e cila ndodhet në masë sigurie për aferën me tenderat e AKSHI-t dha dorëheqjen. SPAK nisi hetimet për abuzime në rreth 12 procedura tenderimi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme.
Lidhur me hetimin ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj. Po ashtu dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. SPAK po ashtu ish-nëndrejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas dosjes hetimore. Megjithatë, ndaj Shimës nuk është caktuar masë sigurie, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë./ZËRI