Aktualitet

15-vjeçarja përfundoi në spital, pasi konsumoi kokainë! Dorëzohet në polici shitësi (EMRI)

E mitura përfundoi në spital për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike.

F.I
15-vjeçarja përfundoi në spital, pasi konsumoi kokainë!
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Orgest Lena, një 22-vjeçar në Sarandë i proceduar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të klandestinëve Sirianë, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene.

Ndalimi i Lenës, është kryer me vullnetin e këtij të fundit, pasi ai së bashku me avokatin mbrojtës mësohet se është dorëzuar në ambjentet e komisariatit të Sarandës.

Një javë më parë (19 maj) ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare. E mitura përfundoi në spital për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB