TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët shqiptar për rrezikun nga sulmet phishing në ëhatsapp. Përmes një njoftimit zyrtar, AKSK bën me dije se po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese në WhatsApp, të cilat synojnë të marrin kontrollin e llogarisë, duke këkruar kode verifikimi. AKSK njofton qytetarët që të mos klikojnë linqet e dyshimta dhe të kryejnë verifikimin e llogarisë.
Njoftimi i AKSK:
KUJDES NGA SULMET PHISHING NË WHATSAPP
Po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese në WhatsApp, të cilat synojnë të marrin kontrollin e llogarisë suaj duke ju kërkuar kode verifikimi ose duke ju drejtuar në faqe të rreme autorizimi.
Mos klikoni në linqe të dyshimta
Mos ndani asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar
Kontrolloni pajisjet e lidhura në whatsApp (Settings → Linked Devices)
Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA)
Sulmet phishing në platformën WhatsApp kanë ardhur gjithmonë e në rritje, duke rrezikuar të dhënat e qytetarëve shqiptar. Rreth 2 muaj më parë, një tjetër sulm u paralajmërua nga Autoriteti, ndërsa bëri të ditur ishin ndërmarrë menjëherë masat për raportimin dhe bllokimin e faqes, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm.
