Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër, hakmarrje apo...? Vëllai i dënuar për vrasje, kush ishte viktima Hysni Imeri, kamerat pritet të 'zbërthejnë' ngjarjen

Ndërkohë, është ngritur një tjetër pistë hetimi, ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, mësohet se viktima ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje.

zh.ll
Shpërthimi në Shkodër, hakmarrje apo...? Vëllai i
shkoder

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në Shkodër, mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Hysni Imeri. Fillimisht dyshohej se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me tritol, ndërsa më pas rezultoi se shkak ishte bërë shpërthimi i boksit të matësve të pallatit, por edhe kjo pistë u rrëzua nga OSHEE të cilët hodhën poshtë deklaratën e policisë. 

Ndërkohë, është ngritur një tjetër pistë hetimi, ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, mësohet se viktima ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje. Një vit më parë, vëllai i Hysni Imerit mësohet se është akuzuar për vrasje, por për këtë krim ai ka fituar pafajësinë. Megjithatë nuk dihet nëse kjo këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, apo është një ngjarje aksidentale, ndërsa familjarët e viktimës kanë mohuar pretendimet se 55-vjeçari mund të jetë vrarë me eksploziv.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Aktualisht, hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar në qytetin e Shkodrës. Burime bëjnë me dije se një grup eskpertësh janë nisur nga Tiranë drejt Shkodrës për të zbuluar të tjera detaje dhe për të përcaktuar shkakun e vërtetë të ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB