Aktualitet

'Kur të vish në Elbasan...'! Zinxhiri i pengamrrjes, pse nuk denoncoi Meçe? Nëndrejtori i Policisë, letër me postë: Rri larg nga AKSHI

Ismaili nëpërmjet një personi ende të paidentifikuar, në periudhën janar-shkurt 2025 i kishte kërkuar Meçes që të qëndronte sa më larg nga AKSHI. 

F.I
'Kur të vish në Elbasan...'! Zinxhiri i pengamrrjes, pse nuk
Erjon Ismaili, vëllezërit Merkaj dhe Gerond Meçe

TIRANË-Në episodet e dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI është zbardhur pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht, ngjarja e cila dyshohet se u urdhërua nga Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri. Pengmarrja nga persona të kamufluar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u krye me qëllim që biznesmeni të tërhiqej nga çdo procedurë tenderimi. Por hallkat e zinxhirit të rrëmbimit shtrihen edhe në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në persona me precedentë penale, pjesë të grupeve kriminale.

Qëllimi i pengmarrjes u arrit, por vetë biznesmeni Gerond Meçe nuk e denoncoi ngjarjen në Polici, kjo pasi 'barriera' ishte nëndrejtori i Policisë Tiranë, Erjon Ismaili. Në dosjen e SPAK raportohet se Ismaili nëpërmjet një personi ende të paidentifikuar, në periudhën janar-shkurt 2025 i kishte kërkuar Meçes që të qëndronte sa më larg nga AKSHI. 

Lidhur me arsyen e mos bërjes së denoncimit në polici lidhet me faktin që nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, kohë më parë nëpërmjet një personi që për momentin nuk i kujtohet, në janar-shkurt 2025 i kishte kërkuar që të qëndronte sa më larg nga AKSHI.

Një muaj më vonë, nëndrejtori inskenon një praktikë hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe i dërgon biznesmenit Gerond Meçe në kompaninë e tij, 'ABA Tower' një letër ku brenda thuhej se Prokuroria e Tiranës kërkonte informacion bankar dhe informacion nga sigurimet për të dhe familjen e tij.

"Rastësisht, postieri i zonës në rrugën e RTSH rreth muajve prill-maj 2025, duhet të dërgonte një letër një kompanie sigurimesh te ABA Tower dhe ndërkohë që letrën ja refuzojnë atje, postieri e merr në telefon e i thotë që ka një letër për të. Zarfi ishte i hapur dhe kishte një letër brenda ku Prokuroria e Tiranës kërkonte informacion bankar dhe informacion nga sigurimet për të dhe familjen e tij. Kësaj shkrese i ka bërë një foto dhe ja ka kthyer postierit pasi letra i drejtohej një kompanie sigurimesh te 'ABA Tower'. Më pas është interesuar dhe ka marrë vesh që kjo praktikë hetimore ishte iniciuar nga Erjon Ismaili, që ishte nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Kjo shkresë rezulton të jetë administruar dhe është pjesë e dosjes hetimore,"-thuhet në dosje.

Po ashtu, rezulton se nëndrejtori Ismaili ka lidhje me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin dhe në datën 30.10.2023, janë takuar
në zyrën e Agasit, e dhënë që mbështet deklarimin e Meçe, i cili ka deklaruar se Ismaili (me detyrë zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar "të rrijë larg nga AKSHI”.

Në lidhje me mjetin Land Rover Defender, me të cilin është rrëmbyer Meçe, rezulton të jetë në pronësi të shoqërisë “Merkaj 3" sh.p.k., në pronësi të shtetasi Endri Merkaj. Nga burimet e hapura, bëhet me dije se, ky shtetas, së bashku me të vëllain e tij, Klajdi Merkaj, janë lidhje me interes e shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, pjesë e grupit kriminal "Çopja". Po ashtu, edhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ergys Agasi, ndër të tjera është gjetur një kontratë shitje për pasuri të pauajtshme me rezervë kalim pronësie, ku Ormenaj rezulton përfaqësues i njërës prej palëve kontraktore. Po ashtu, Meçe ka deklaruar se dy nga personat që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshëndeste.

Por, si ndodhi rrëmbimi? 

Më datë 12 gusht të këtij vitit, biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye nga disa persona që ishin të veshur me uniformë policie dhe agjentë të BKH, të cilët më pas e kanë dhunuar dhe kanosur me armë. Siç bëhet me dije në dosjen e siguruar nga ZËRI, pengamrrja ka zgjatur për disa orë dhe është bërë kryesisht në zonënë e Elbasanit, deri në arritjen e qëllimit: Tërheqja e tij nga të gjitha ankimimet për procedurat e prokurimit publik me Autoritetet Kontraktor AKSHI-n. Gjatë hetimeve u zbulua se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermail Beqirin dhe me ndihmën e policisë, kanë marrë peng Gerond Meçen, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSHI dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara./ZËRI

Poll

MOS HUMB