Aktualitet

Kush do të ulet në 'karrige'? EMRAT e 14 kandidatëve në garë për kreun e Policisë së Shtetit

Lidhur me kriteret, kandidatët duhet të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë dënime penale të formës së prerë dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në pesë vitet e fundit.

F.I
Kush do të ulet në 'karrige'? EMRAT e 14 kandidatëve
foto ilustruese

TIRANË-Janë zbardhur 14 emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për garën e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se janë dorëzuar aplikimet nga kandidatët:

Pëllumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Tonin Vocaj
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj

Përzgjedhja për kreun e Policisë së Shtetit bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Fillimisht Komisioni i Posaçëm kryen verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, Komisioni i Posaçëm i dorëzon në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. Më pas Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria.

Lidhur me kriteret, kandidatët duhet të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë dënime penale të formës së prerë dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në pesë vitet e fundit. Po ashtu, kërkohet gjendje e përshtatshme shëndetësore dhe mungesë konflikti interesi, sipas legjislacionit në fuqi.

Kujtojmë që me largimin e Prodës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga./ZËRI

Poll

MOS HUMB