
VLORË- Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’. Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë. Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.
Vrasja e Bledar Burçajt
Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë. Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.
Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.
Ngjarja e sotme u regjistrua në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil dhe pasi e ka ndezur, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. /ZËRI