Aktualitet

Vlora në ‘alert’, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuuimin e menjëhershëm të banorëve të 3 fshatrave

Pika më problematike është zona e Bishanit, ku tashmë ka nisur largimi i banorëve

E.K
Vlora në ‘alert’, Ministria e Mbrojtjes urdhëron
njoftimi

VLORË- Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuuimin e menjëhershëm të 3 fshatrave në Vlorë, për shkak të rrezikut nga fryrja e lumit Vjosa, dhe dalja e saj nga shtrati.

Ministria ka kërkuar evakuuimin e menjëhershëm për fshatrat: Bishan, Fitore, Novoselë!

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatim të:

• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë *VLORË* Njësisë Administrative *NOVOSELË*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Poll

MOS HUMB