Aktualitet

Përshkallëzohet protesta e fermerëve grekë, Kakavijë-Janinë do të bllokohet për 48 orë

Kakavija ose zona e Kalpakit pritet të mbetet e bllokuar për 48 orë, ndërsa për pikat kufitare të Kapshticës, Tri Urat dhe Qafë Botës nuk ka ende njoftime zyrtare për bllokime

E.K
Përshkallëzohet protesta e fermerëve grekë,
fermeret greke ne proteste

GREQI- Protestat e fermerëve në Greqi po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi, teksa përfaqësuesit e sektorit bujqësor paralajmërojnë se janë gati të bllokojnë një pjesë të madhe të vendit, nëse qeveria nuk pranon një dialog të drejtpërdrejtë në nivelin më të lartë.

Policia Kufitare në Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Prej më shumë se një muaji, fermerët grekë kanë dalë në protesta të vazhdueshme, ndërsa deri tani nuk është arritur në një marrëveshje me qeverinë, për kërkesat e tyre. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB