Aktualitet

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga në SPAK: U thirra për "21 janarin"

Prenga tha se ishte thirrur për të dëshmuar për dosjen që ka hapur SPAK për "21 janarin".

k.m.
Ish-deputeti i PS,  Armando Prenga në SPAK: U thirra për "21
Armando Prenga

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga është paraqitur sot në ambienet e SPAK. Pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur, Armando Prenga tha se ishte thirrur për të dëshmuar për dosjen që ka hapur SPAK për "21 janarin".

"U thirra për 21 janarin, si person që kam dijeni,"-tha ish-deputeti për mediat teksa dilte nga ambientet e organit të akuzës.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB