Aktualitet

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

zh.ll
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli,
Genti Gazheli

TIRANË- Genti Gazheli është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post të cilin e mbante prej 5 vitesh. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gent Gazheli, i cili u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave në vitin 2020, do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Poll

MOS HUMB