SHIJAK- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë, regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shijak, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Denis Çumani pas një konflitki me dy persona (kushërinj).
Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari kishte ngacmuar një vajzë, e cila ishte në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra, njëri prej autorëve të plagosjes. Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, ndërsa kjo e fundit ka marrë disa mesazhi nga Çumani. Vajza, ende e paidentifikuar, i kishte fshirë mesazhet për të shmangur konfliktit, por kjo situata ka vazhduar deri sa Ferra ka insistuar për të mësuar se kush ishte personi që i shkruante.
Pasi ka mësuar se 45-vjeçari fshihej pas mesazheve, Dorian Ferra, së bashku me kushëririn e tij, shtetasin Indrit Ferra, i kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë dhunuar. Madje, ata e kanë qëlluar edhe me pistoletë duke e lënë të plagosur. I palgosuri, fillimisht është transportuar në spitalin e Durrësit dhe më pas me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, dy kushërinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre./ZËRI
