Aktualitet

Lejoi kalimin e dy personave të kërkuar për drogë, ndalohet polici në ‘Qafë Botë’ (EMRAT)

Efektivi ka lejuar të dilnin jashtë shtetit dy persona të kërkuar për prodhim dhe shitje narkotike.

F.I
Lejoi kalimin e dy personave të kërkuar për drogë, ndalohet
FOTO ILUSTRUESE

QAFË-BOTË-Agjencia e Mikëqyrjes Policore ka ndaluar një polic në pikën kufitare në doganën e Qafë-Botës. Efektivi ka lejuar të dilnin jashtë shtetit dy persona të kërkuar për prodhim dhe shitje narkotike. Për dy personat Prokuroria e Elbasanit kishte urdhëruar ndalimin e tyre në kuadër të një hetimi të vitit 2023 për prodhim e shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. Ç., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Poll

MOS HUMB