Aktualitet

Tragjike në Durrës, shtylla e dëmtuar e energjisë i merr jetën babait të 3 fëmijëve

Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve

E.K
Tragjike në Durrës, shtylla e dëmtuar e energjisë i merr
foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr6 të qytetit të Durrësit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, që u shkaktua nga një shtyllë elektrike që ndodhej në rrugë, e cila prej kohësh ishte e dëmtuar, dhe e lënë në harresë nga institucionet.

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej disa ditësh ishin ankuar për rrezikun që mund tiu kanosej nga shtylla e dëmtuar, por asnjë prej institucioneve nuk ka marrë masa. Për më shumë se një orë trupi i viktimës është lënë në rrugë, në pritje të kryerjes së hetimeve për rastin.

"Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Policia ka rrethuar me shirit kufizues vendin e ngjarjes, ndërkohë që në zonën përrreth ka pasur një prani të shtuar të ujit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, të rëna mëngjesin e sotëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB