Politikë

Letërporosi&kërkesa! SHBA dhe 4 shtete të tjera, ku i gjeti SPAK provat që çuan në arrestimin e Ilir Metës

Gjithashtu në njoftim thuhet se bashkë më urdhrin e arrestit ndaj Metës janë ekzekutuar edhe disa masa sigurie për tre persona të tjerë.

M.M
Letërporosi&kërkesa! SHBA dhe 4 shtete të tjera, ku i gjeti
Ilir Meta

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi një urdhër për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Pas arrestimit të tij, SPAK ka bërë një njoftim zyrtar ku ka dhënë më shumë detaje. Ajo që bie në sy në njoftim është edhe përmendja e shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, San Marino dhe Qipro që kanë kërkuar dhe kanë bashkëpunuar për të vënë në pranga ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Gjatë hetimeve, SPAK ka kërkuar dokumente nga shtetet e lartpërmendura, të cilat mesa duket kanë sjellë si rezultat arrestimin e Metës.

Njoftimi:

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim. Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB