Politikë

Lulzim Basha 'dakort' me arrestimin e Ilir Metës: Shqipëria meriton më shumë!

Ramën, Metën dhe Sali Berishën, Basha i quante "brinjët e Trekëndëshit të Bermudës".

M.M
Lulzim Basha 'dakort' me arrestimin e Ilir Metës: Shqipëria
Basha dhe Meta

TIRANË- Edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Shkurtimisht ai ka shkruar në Facebook se tashmë është radha e Edi Ramës për t'u arrestuar, duke rikujtuar edhe njëherë "nofkën" e tij për 3 nga personazhet kryesorë të politikës shqiptare. Ramën, Metën dhe Sali Berishën, Basha i quante "brinjët e Trekëndëshit të Bermudës".

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB