Aktualitet

Lëvizje edhe në burgun e Fushë Krujës, largohet drejtuesi

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku

F.I
Lëvizje edhe në burgun e Fushë Krujës, largohet drejtuesi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Burgu i Fushë-Krujës ka pësuar ndryshime në zinxhirin drejtues. Lëvizjet janë kreyer në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë vetëm tre ditë më parë Serjan Mazreku u emërua drejtor i burgut të Durrësit. Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB