Aktualitet

Serjan Mazreku emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit.

F.I
Serjan Mazreku emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit
Serjan Mazrreku

DURRËS- Serjan Mazreku është emëruar drejtor i burgut të Durrësit. Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit. Ky i fundit ndërroi jetë pasi pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar. Para tij, drejtimin e burgut e mbante Indrit Cerloi, i cili u arrestua pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci. 

Mazreku njihet gjithashtu për lëvizjen e tij politike që kreu në vitin 2021 duke lënë Partinë Socialiste dhe duke iu bashkuar Partisë Demokratike. Më herët ka mbajtur pozicionin e administratorit të Njësisë nr. 6 për rreth 8 vite, si dhe ka pasur role të ndryshme administrative në bashki dhe në politikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB